VIDEO/ Eleminuan Tiranën në Champions League, Crvena Zvezda prezanton sulmuesin italian në versionin e filmit “La Casa del Papel”

Cervena Zveda ka bërë një goditje të bujshme në merkato duke firmosu me Diego Falcinellin. Kampionët e Serbisë pasi eleminuan Tiranën nga Champions League kanë marrë një sulmues me ekspericë si Falcinelli. Prezantimi nga ana e klubit serb është bërë në mënyrë spektakolare dhe në versionin e filmit të famshëm “La Casa del Papel”.

Lojtari i maskuar nga seriali largohet nga ambasada italiane, ku një vajzë po e pret në makinë. Ata vijnë së bashku në stadiumin “Rajko Mitic”, këtu ai merr fanellën dhe futet në dhomën e zhveshjes ku hedh maskën. Emri i videos është “Insieme” ose i përkthyer “Së bashku”.

Falcinelli firmos me Zvezda me rekomandimin e Sinisa Mihajlovic, i cili është trajneri i Bolonjës. Ai e kaloi sezonin e kaluar në Perugia në Serie B, dhe tani në Zvezda, me të cilin do të luajë në Champions League. 29-vjeçari është futbollisti i parë italian që ka veshur fanellën e klubit serb.