Pasioni për veturat e vjetra për disa njerëz nuk përfundon asnjëherë.
Veturat e vjetra të cilat i kanë riparuar dhe i kanë mirëmbajtur, sot i sollën afër komunës Qendër për t’i ekspozuar.
Nuk mungoi interesi i kalimtarëve të cilët ndaluan për t’i parë dhe për tu fotografuar.
HashimMustafa thotë se për të punuar për nëkëto vetura atë e ka inspiruar vetëm vullneti dhe dëshira e madhe.
Qytetarët kur e shohin këtë veturë, habiten se ende funksionon kjo veturë. Kjo i ka 70 vjet, deklaroi Hashim Mustafa.
Për të dëshmuar se si funksionojnë këto vetura, njërën prej tyre vendosëm ta provojmë, e pronari i saj pranoi me shumëkënaqësi. Jusuf Bajrami tha se për ta kthyer në jetë, në këtë vetura kanë punuar 3 mekanik.
Veturën e bëmë me punë. Kur donë diçka edhe e bën. Duhet kohë shumë dhe këtë veturë që e kamë bërë unë ka shkuar kohë. Ka një vit e gjysmë të cilën e kemi rregulluar, me 3 mjeshtër që kanë punuar për motorin dhe e kanë ngjyrosur makinën. Kemi plane të marrim dhe vetura të vjetra, por duhet kohë dhe duhet investimi madh.Duhet kujdesur për këto vetura, deklaroi Jusuf Bajrami.
Edhe FikretAdanqish thotë se veturat e vjetra për të janë pasion, ndërsa veturën që e ekspozoi sot, e ka blerë nga ish ambasador.
Kjo veturë është e blerë nga një ish ambasador i jonë në Holandë. Ai atë e ka blerë në Shtutgard, unë e kam blerë nga ai. D.m.th. unë jam pronari i dytë i kësaj veture. Ishte e shkatërruar, ndërsa unë krejtësisht e riparova, deklaroi Fikret Adanqish.
Ekspozita e këtyre makinave dhe motoçikletave të vjetra ishte ndërkombëtarë, ndërsa në të morën pjesë 20 përfaqësues nga jashtë dhe 35 përfaqësues nga brenda. Veturat që pamë sot ishin të viteve 1970 deri 1984.