(VIDEO) E tmerrshme: Nëna fut djalin e saj në lavatriçe

Një nënë e re e cila fotografoi djalin e saj në makinë të rrobave dhe u filmua duke e hedhur atë në tokë sikur të ishte një kukull, është duke u hetuar nga policia.

Për Courtney Sewart, nënën që e keqtrajtoi djalin e saj 2 vjeç e gjysmë Caleb, që vuan nga Sindromi Daun, u raportua në Daily Record.

Përmes një postimi të Stewart në Facebook shihet se si e ka futur djalin në lavatriçe.

Më pas dolën edhe disa pamje të cilat e shfaqnin nënën duke e hedhur djalin e saj me fytyrë për tokë dhe duke e tërhequr atë zvarrë. E gjithë ngjarja ndodhi në Renfreshwire, një vend në Britani. Sewart u paraqit para gjykates kudeklarua e pafajshme ndaj akuzave për keqt*rajtim.

Pas kësaj, ajo u paraqit në një televizion dhe kërkoi falje për veprimet e saj. Ajo tha se gabimi më i madh ishte që e postoi fotografinë në Facebook.

Gjatë intervistës në TV, ajo tha: “Çdo ditë bëj gabime si nënë, çdo ditë, të gjithë bëjnë, dhe mësoj nga këto gabime çdo ditë”.