Video e frikshme nga Parisi, një ditë pasi Macron njoftoi masa të forta(VIDEO)

Kjo ishte situata në një supermarket në Paris, një ditë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi masa të forta që ndalojnë lëvizjet.

Franca është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi në Europë, pas Italisë dhe Spanjës.

Deri tani në Francë janë regjistruar 6.633 persona me koronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë 148 persona.

Presidenti Macron, gjatë një fjalimi drejtuar kombit francez, tha se vendi ndodhet në “luftë”.