VIDEO e frikshme brenda avionit “Air Serbia”, pasagjerja refuzon të vendosë rripin e sigurisë, një burrë humb durimin dhe…

Rrjetet sociale dhe mediat në Serbi kanë filluar të publikojnë video të ndryshme të kaosit të krijuar mbrëmë në një aeroplan të kompanisë ajrore serbe “Air Serbia”, kur një pasagjere që udhëtonte me një fëmijë të vogël, nuk ka dashur të vendosë rripin e sigurimit.

Siç raportojnë mediat serbe, pasi ekuipazhi e bindën, është thirrur shërbimi i sigurisë dhe gruaja, e cila ishte shtatzënë u nxor nga aeroplani.
Megjithatë, më pas ndodhi një incident i tmerrshëm. Ndërsa gruaja me fëmijën po ecte drejt daljes, njëri nga pasagjerët ngriti dorën dhe e godet në shpinë.
Gruaja ndalet pranë tij, e pas rritjes së tensioneve filluan fyerjet, ku sipas pasagjerëve tjerë ajo i hodhi një pako me facoleta.