VIDEO/ Babai i Xherdan Shaqirit, Hyseni: Ja çka i thash dhe më tha Shaqiri pas golit


Ky fshat nuk gjendet në Zvicër, por në Kosovë. Është fshati Zhegër në komunën e Gjilanit, vendlindja e yllit shqiptar të futbollit, Xherdan Shaqiri.

Bashkëvendasit e Xherdan Shaqirit ishin përgatitur mirë për fillimin e botërorit në Rusi, duke e stolisur Zhegrën me flamuj të Zvicrës.

E kjo është shtëpia e Xherdanit. Në hyrje të saj qëndronin flamuri kombetar, i zvicres dhe i baselit.

Të dielën, Lajm Tv në Shkup vizitoi familjen Shaqiri.

Goli i Shaqirit për Zvicrën në fund të përballjes kundër Serbisë në botërorin e Rusisë kishte dhuruar emocione të papara edhe në shtëpinë e Shaqirit.

Babai i Xherdanit, Hysen Shaqiri rrëfën përjetimet e golit të djalit të tij në sekomdat e fundit të ndeshjes mjaftë dramatike, për shqiponjën dy krenare, për kritikat që tha Elhamdulilah, për shanset e Zvicrës në botërorë.

Në ndarje babai i Xherdanit, Hyseni, na përcolli deri në fund të oborrit, ashtu sic e do tradita shqiptare.
U përshëndetëm dhe i uruam edhe shumë gola të tjerë për “Maradonën e Alpeve”, ndërsa ai na tha se Shaqiri nuk është vetëm djali i tij, por i gjithë shqiptarëve.