VIDEO/ 12 të vdekur në spitalin indonezian në Gaza

Të paktën “12 pacientë dhe të afërmit e tyre” u vranë dhe “dhjetëra u plagosën” nga një sulm izraelit kundër spitalit indonezian në pjesën veriore të qytetit të Gazës, njoftoi sot Ashraf al-Kintreh, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

“Ushtria izraelite po rrethon spitalin indonezian dhe ne kemi frikë se do të përsëritet ajo që ndodhi spitalin al Shifa,” një tjetër spital i Gazës tani nën kontrollin e ushtrisë izraelite, shtoi ai.

“Ka rreth 700 pacientë dhe staf shëndetësor në spitalin indonezian”, i cili ndodhet në periferi të kampit të refugjatëve Jambaliya, vazhdoi al-Kintreh.

“Ekipet e kujdesit shëndetësor kanë vendosur të qëndrojnë në krah të pacientëve të tyre”, tha ai.

Ushtria izraelite vuri në dukje se po “zgjeron operacionet e saj në zona të reja të Rripit të Gazës”, kryesisht në sektorin Jabaliya.

Hamasi përsërit se ushtria izraelite po bën një “luftë kundër spitaleve”, ndërsa Izraeli akuzon lëvizjen palestineze për përdorimin e infrastrukturës shëndetësore për qëllime ushtarake.

Ditët e fundit, trupat izraelite sulmuan spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës. Qindra pacientë, mjekë dhe të evakuuar, të cilët kishin kërkuar strehim atje, u detyruan të largoheshin.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekspertët e së cilës shkuan në al-Sifah, dje të dielën, 20 punonjës shëndetësorë dhe më shumë se 250 pacientë mbetën në spital.

Ushtria izraelite po kryen kontrolle në kompleksin e madh spitalor në kërkim të tuneleve dhe armëve të Hamasit.

Të dielën publikoi imazhe nga kamerat e sigurisë së al-Shifa që tregonin Hamasin duke marrë në spital disa nga pengjet që mori gjatë sulmit të tij të 7 tetorit në Izrael.

Ai shtoi gjithashtu se gjeti një tunel 55 metra nën spital, i cili, po përdorej “për terrorizëm”.

Hamasi ka mohuar për vite që përdor spitalet për qëllime ushtarake dhe është përgjigjur se imazhet e pengjeve në al-Shifa dëshmojnë se ata janë dërguar atje “për të marrë kujdes”.