“Edhe pse çdo ditë në kryeqytet qarkullojnë me qindra mijëra automjete, thuajse aspak nuk vërehen veturat elektronike. Ky është një fakt që tregon se vendi jonë mbetet larg stimulimit dhe mundësimit të kushteve për ndotjen sa më të vogël të ajrit”.
Në Evropë por edhe kryeqytetet në rajon ka me mijëra automjete elektrike, të cilat janë edhe më ekonomike, por edhe nuk ndotin ajrin. Në vendin tonë, numri i tyre është shumë i vogël. Sipas MPB-së janë më pak se 150.
MPB
Sipas evidencës elektronike, në Maqedoninë e Veriut, janë evidentuar 143 automjete elektronike, ndërsa më Shkup janë evidentuar 78 automjete.
Pavarësisht se numri i automjeteve elektrike në kryeqytet është shumë i ulët, në territorin e Shkupit janë vendosur dhjetë pika për mbushjen e këtyre automjeteve. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, thotë se për momentin janë duke përgatitur procedurat të cilat do të mundësohet përdorimi sa më i madh i automjeteve elektrike.
I mbledhim përvojat nga shtetet e tjera në rajon dhe qytetet e tjera në Evropë, me qëllim që të zbatojmë një procedurë të tillë ku do të kemi thirrje publike deri te subjektet e interesuara juridike që të hyjnë në një sistem për dhënien e shërbimeve të tilla qytetarëve. Kjo le të jetë edhe stimul për mënyrën e përdorimit të automjeteve elektrike’ deklaroi Petre Shlegov, Qyteti i Shkupit.