Vetura shkeli një breshkë, mjeku kosovar e operon dhe provon ta shpëtojë


Përderisa pothuajse të gjithë janë duke pritur me veshë hapur lajmin se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po bota e lufton edhe pandeminë e coronavirusit, një mjek kosovar e ka një tjetër brengë.

Mjeku Avni Haxholli i ka vënë vetes qëllim që ta shpëtoj një breshkë e cila është shkelur nga një veturë. Mjeku Haxholli thotë se breshka të cilën ai po e mjekon e ka thyer guaskën e saj. Për ta shpëtuar ai i ka vënë tela në guaskë.

“Kjo breshkë është goditur nga vetura dhe ka pësuar thyerje të guaskës. Ne guaskë janë vendosur tela që ta mbajnë te bashkuar dhe shpresojmë që do të ketë sukses”, ka shkruar ai.