Vetura përplas një fëmijë në rrugën “Xhon Kenedi”


Një fëmijë 14-vjeçar dje në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup u lëndua gjatë goditjes nga një automjet “Seat Ibiza” me targa të Shkupit të drejtuar nga A. G. (48).

MPB informoi se pas aksidentit, me një mjet për ndihmë urgjente fëmija u transferua në Klinikën për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, ku nga ana e mjekut iu konstatuan lëndime të rënda trupore. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes.