Vetura del nga rruga Tetovë-Trebosh, lëndohen rëndë dy persona


Sot (29.08.2024) në ora 03:15, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Tetovë-Trebosh , automjeti i pasagjerëve Opel me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.L (57) nga Tetova ka dalë jashtë rrugës. Në aksident ka pësuar lëndime të rënda pasagjeri Sh.S (46) nga fshati Reçicë e Vogël-Tetovë, ndërsa shoferi është lënduar rëndë, konfirmojnë në Spitalin klinik të Tetovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga RSV Tetovë.