Zv/kryeministrti për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në profilin e tij në fejsbuk njofton se për shkak të kontaktit me person pozitiv me Covid-19, ditëve të ardhshme do të jetë në vetizolim, pas çka do të bëjë edhe testin për virusin korona.
‘Kushtet momentale për të gjithë ne janë të ndryshueshme dhe të paparashikueshme, virusi korona imponom përshtatje të shpjet të kushteve të reja.
Kjo nënkupton rikthimin e përditshmërisë në punë dhe në jetë, sigurisht me respektimin e të gjitha masave për mbrojtje dhe parandalim, por edhe nga ana tjetër edhe përgjegjësi për vete dhe për të tjerët rreth nesh dhe respektimin e Institutit për Shëndetin Publik për izolim dhe testim kur kemi patur kontakt i cili na vë rrezik.
Për shkak të kontaktit me person pozitiv, ditëve të ardhshme do të jem në vetizolim, ku edhe do ta bëj testin. Për momentin ndjehem shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj simptomesh.
Kjo ndryshon obligimet dhe planet e mija të përditshme për ditët në vijim, kërkoj ndjesë për të gjitha anulimet e pritjeve, takimeve dhe takimet e planifikuara- thotë Bytyqi.