Vetëv*ritet oficeri përgjegjës për ruajtjen e presidentit Putin

Një oficer i Shërbimit Federal të Mbrojtjes (FSO) që është përgjegjës për ruajtjen e presidentit Vladimir Putin, ka bërë vetëv*rasje brenda mureve të Kremlinit.
Siç njoftojnë mediet ruse, thuhet se oficeri Mikhail Zakharov që*lloi veten me ar*më zja*rri gjatë shërbimit të tij.

Kolegët e Zakharovit e lidhën vetëv*rasjen e tij me kushtet e këqija të punës, rritjen e orarit të punës dhe indiferencën e Gardës ndaj të punonjësve.
Gjithashtu raportohet se, kohëve të fundit FSO e ka ndërprerë daljen në pension të parakohshme, edhe pse punonjësit kishin grumbulluar mjaftë orë shtesë, pra duke anuluar të gjitha këto.
FSO është një agjenci qeveritare ruse e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë duke përfshirë presidentin Putin.