Vetëvritet me armën e shërbimit efektivja e policisë, në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme (24 maj) në kryeqytet, ku një efektive policie, 22-vjeç është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të pallatet e Grand, ndërsa nuk dihen ende motivet.

Sipas informacioneve 22-vjeçarja punonte si efektive në komisariatin nr.5 në kryeqyetet.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.