Psikotraumatologia Besarta Taçi komentoi në rubrikën “opinion”, në News24, ngjarjen tra*gjike të ndodhur mbrëmjen e kaluar në spitalin Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku brenda pak javësh i dha fund jetës një tjetër pacient me koronavirus, duke u hedhur nga kati i katërt.
Psikotraumatologia tha se izolimi total brenda mureve të spitaleve është arsyeja kryesore që i çon pacientët drejt akteve ekstreme, pasi sipas saj, ata ndjehen të vetmuar dhe të frikësuar nëse do të mund ta fitojnë betejën me virusin.
Taçi këshilloi që të lejohet video-komunikimi dhe komunikimi me telefon për disa minuta i pacientëve me familjarët, duke i mësuar këta të fundit përpara se si të sillen.
Ndërsa sa i takon asaj që duhet bërë për të parandaluar raste të tjera tragjike, psikotraumatologia theksoi se “Duhet të aktivizohen institucionet dhe të thërrasin specialistët e kujdesit social. Përndryshe rastet e vetëvrasjes edhe mund të shtohen, pasi shërbimi psiko-social është shumë i rëndësishëm”.