Vetëvrasja tragjike e ish-futbollistit 38-vjeçar, partnerja zbulon arsyen

Ish-futbollisti serb kishte një CV të pasur, teksa në të kaluarën ishte aktivizuar me klube elitare si Gent dhe Anderlecht , Maccabi Tel Aviv, etj.

Ndërkohë së fundmi, në një prononcim për mediat vendase, partnerja e Mrdakoviçit, Ivana Staniç, është munduar të hedhë dritë mbi ngjarjen, teksa zbuloi se 38-vjeçari vuante nga depresioni dhe kohët e fundit konsumonte shumë alkool.

“Miljan dhe unë nuk kishim asnjë problem, çdo gjë shkonte mirë mes nesh. Por ai kishte probleme të tjera.

Vuante nga depresioni dhe ankthi, prandaj u detyrua të konsumonte shumë alkool. Mendoj se kjo ka qenë dhe arsyeja pse mund ta këtë bërë këtë gjë u shpreh Staniç.