Vetëvr*asja e policit kosovar, krejt çka dihet deri tash

Zyrtari policor me iniciale R.H. dyshohet se ka kryer vetëvr*asje mbrëmë para stacionit policor në Ranillug me a*rmë zyrtare. Është mësuar se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.

I njëjti burim ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vr*arë veten me një pl*umb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit Ismet Hashani. Hashani ka bërë me dije se trupi i vik*timës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.