Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar që të publikojë formularët e rezultateve të partive dhe kandidatëve të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në këta formularë, nuk përfshihen votat nga diaspora, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me 47.85% të totalit të votave dhe ka arritur të sigurojë 56 ulëse në Kuvendin e Kosovës, të cilat mund të rriten me votat e diasporës.
Eshtë publikuar lista e 50 deputetëve që kanë siguruar ulse, e në mesin e tyre janë edhe Doarsa Kica dhe Avni Dehari me prejardhje nga Maqedonia.