Gjatë këtij muaji, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar certifikata false për veteranët e rrejshëm.
Derisa hetimet po vazhdojnë, të njëjtit po mbahen në paraburim.
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi thotë se secili që e shkelë ligjin duhet të vihet para institucioneve të drejtësisë, dhe të marrë dënimin e merituar.
“Po këto ditë e kam parë në media, ku është raportuar se disa persona kundërligjshëm kanë falsifikuar statusin e veteranit të UÇK-së, me çëllim të përfitimit të pensionit, të cilin e garanton ligji për veteranët e Luftës të UÇK-së. Natyrisht, mendoj se secili që e shkel ligjin duhet të vihet para institucioneve të drejtësisë, dhe të marrë denimin në bazë të ligjeve në fuqi”, ka thënë Qeriqi në një bisedë për Indeksonline.
Ndryshe, Prokuroria e Shtetit të Kosovës vazhdimisht deklarohet se janë në fazën e mbledhjes së informative, ndërsa numri i atyre që përfitojnë pension si luftëtar nga shteti është mjaftë i lartë. /Indekosnline/