Vetëm VMRO-DPMNE e hapur për koalicion parazgjedhor me BDI-në


Të gjitha partitë politike në Maqedoni kanë mbyllur dyert e bashkëpunimit të mundshëm me BDI-në, me përjashtim të VMRO-DPMNE-së.

Pas partive shqiptare të cilat gjitha me radhë i thanë jo bashkëpunimit parazgjedhor me partinë e Ahmetit, së fundmi edhe nën kryetari i LSDM-së Muhamet Zeqiri ka bë me dije se partia e tij nuk mund të bashkëpunojë.

Për momentin vetëm VMRO-DPMNE ende nuk ka dalur me qendrim se nuk deshiron bashkëpunim me BDI-në. Në situatë të tillë, vlerësohet se për të shpëtuar nga turpi që asnjë parti tjetër përveç VMRO-DPMNE nuk dëshiron bashkëpunim me ta, BDI ka dalur me qëndrimin “bashkohuni të gjithë kundër BDI-së”, që analistët e vlerësojnë si “budallaki politike” e cila në zgjedhjet e kaluar i kushtoi kësaj partie 10 deputetë.