Vetëm si dashnore, gruaja shqiptare ka pozitë të mirë

Përveç si dashnore, as si vazjë, as si motër, as si bashkëshorte edhe as si nënë në shoqërinë tonë, gruaja nuk ka vlerë. Vajza nuk është fëmija që familjet shqiptare duan ta kenë. Gjithmonë janë në kërkim të fëmijës djalë. Duan ta kenë dikë që do të trashëgojë, do të ua vazhdojë emrin e familjes. Vajza, në fakt as nuk llogaritet fëmijë, as pjesë e asaj familje, dhe duke qenë kështu ajo nuk mund as të trashegojë e as ta vazhdoj emrin e familjes. Dhe, krejt çka kërkon familja e saj nga ajo, është që të largohet sa më shpejt që është e mundur.

“Vajza lindë në shtëpi të huaj, e shkon në shtëpinë e vet”- kjo thënie e famshme jona, e vërteton këtë, pra që vajza nuk llogaritet pjesë e familjes. Dhe kjo nuk është e vërtetë, sepse as kur martohet, ajo nuk shkon në shtëpinë e vet. Shtëpia e burrit, asnjëherë nuk bëhet e saja. Si bashkëshorte, gruaja ka pozitën vetëm të skllavës së seksit e të punës, dhe asesi të pronarës. Ajo nuk mund të vendosë për pasurinë e burrit, madje as për të blerë gjëra për vetën e saj, e lëre diçka më shumë. Në fakt, kur martohet, vetëm sa i dyfishohet skllavëria.

Duke qenë se si vajzë ka dalë nga shtëpia e prindërve, pa asnjë gjë të vetme (pa pasuri), ajo detyrohet ti nënshtrohet burrit plotësisht. Ajo duhet ti shërbejë jo vetëm atij, por edhe familjes së tij, nëse don të ushqehet, sepse më shumë as nuk guxon të mendojë që të marrë. Gruaja duhet të degjojë, të bindet, të mos flasë, të mos kërkojë. Po nuk i bëri këto, burri ka të drejtën ta rrahë. Në fakt, burri ka të drejtë ta rrahë sa herë të ia dojë atij qejfi.

Por, cka ndodh nëse një grua kundërshton? Nuk bindet, nuk dëgjon, dhe don të ndahet? Ajo vritet! Vritet me miratimin e krejt shoqërisë. Ose, ndoshta ka një mënyrë që të shpetojë. Si? Të paguaj qindëra-mijëra euro, në mënyrë që të paguaj për shpenzimit e burrit, që i ka bërë për të. Madje, si thonë burrat, edhe për kohën që më ka harxhu.
Si vajzë (fëmijë), si grua edhe ajo nuk ka pasuri, nuk ka përkrahje, nuk e duan, nuk vendosë për vetën e saj, nuk është e lirë. Punon, nënshtrohet, bindet! Ajo ka pozitë të mjerueshme.

Por, krejtësisht është ndryshe pozita si dashnore. Ato janë të lira, jo vetëm të dëshiruara por të adhuruara nga burrat, bëjnë jetë të mirë e luksi. Dëshirat e tyre janë urdhëra. Përderisa gruan e mbyllë në shtëpi dhe e rrahë nëse ajo ka një kërkesë, dashnorës i bëhen dhurata të çmuara. Dshnorja është e lirë të vendosë për vetën e saj. Me kë do të dalë, kur do të ndahet nga ai, madje pa i kërkuar në kembim asgjë. Dashnorës vetëm telefonin e shtrenjtë mund të ia bëj dhuratë, por asesi nuk guxon ta pyes se kush e telefonoi. Ajo ka privatësi të plotë. Dhe ende me e lakmueshme është pozita e dashnorës për një natë. Vetëm për një natë me një hyjneshë si ato, një burrë e shet edhe shtëpinë e tij.

Familja, “nderi”, “morali” e këto gjëra, janë vlerë e rreme në shoqërinë tonë. Tjetërçka flasim e tjeterçka duam e bëjmë. Ne bëhemi kinse një gruaja e martuar e një nënë, është e respektuar dhe e adhurar. Por, kjo nuk është e vertetë. Të adhurara janë vetëm dashnoret!
Nga Zana Avdiu