Vetëm katër mysafir në shtëpi! Këtë javë votohet në kuvend…

Propozim-masat për mbrojtje nga Kovid-19, siç është mbajtja e obligueshme e maskave në ambient të hapur, ndalimi i grupimit pas orës 22:00 në vende publike për më shumë se katër persona dhe ndalesë për tubime të mëdha familjare tani më janë dorëzuar në Kuvend. Pritet që këtë javë deputetët t’i votojnë ndryshimet e nevojshme në Ligjin për mbrojtje nga sëmundje ngjitëse dhe të njëjtët të realizohen.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sqaroi se pret që këtë javë të kryhet intervenim i amendamenteve në ligj dhe se për një kohë të shkurtër këto masa të sillen.

“Me intervenim të amendamenteve praktikisht do të kemi mundësi tani më javën e ardhshme të intervenojmë në vetë procedurën dhe ligjin, besoj se për një kohë të shkurtër duke e pasur parasysh atë që është sjell të jetë me procedurë të shkurtuar, se do të realizohet. U detyrua një situatë e tillë që të mund të intervenohet në ligjin për shkak të asaj që një pjesë e dispozitave, rekomandimeve për mosmbajtjen e maskës në mjedis të jashtëm janë vendosur në Dekretin me fuqi ligjore i cili u votua dhe u soll në fund të gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi gjatë fundjavës Filipçe.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se opozita nuk është konsultuar për masat.

“Jemi këtu, qëndrojmë në dispozicion me tërë potencialin tonë si parti politike, si opozitë t’u ndihmojmë qytetarëve, madje edhe të bashkëpunojmë me ata injorantë nga komisioni politik për sëmundje ngjitëse të LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Le të më tregojë ndokush cilat janë ato masa, unë nuk i di ato masa, çfarë është ai ligj: Ja mbajmë maskë, ato janë masa të cilat ekzistojnë, nuk duhet tani votim i ri, nëse duhet ja do t’i mbështesim për maskë në ambient të hapur”, deklaroi Mickoski.