Vetëm 5 vjeç, fëmija ndërron jetë brenda shtëpisë! Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetë në fshatin Bresje të Fushë Kosovës më 21 tetor 2022 në orët e para të mëngjesit. Fëmija ka vdekur në shtëpi. Sakaq vdekja e të miturit po cilësohet si vdekje e dyshimtë nga policia, pasi ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Trupi është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor për autopsi me vendim të prokurorit. “Rr.Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, por me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.