Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës Feti Fanaj ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 39 vjeçare pas një beteje të gjatë me Covid-19. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije kryebashkiaku Erion Veliaj i cili përmes një dedikimi prekës në rrjete sociale shkruan se ai ishte një mik ideal dhe një njeri punëtor.
“Fetiu ishte një mik ideal një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël. Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës kuronte çdo ditë me po të njëjtin pasion çdo detaj të shkollave kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur i palodhur!
U prehsh në paqe i dashur Feti vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm” shkruan Veliaj.
Në mesazhin e ndjerë për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Veliaj vijon duke shkruar se ai do të kujtohet nga të gjithë ata që punuan me të si i kudogjendur dhe i palodhur. Fanaj ishte dërguar në spital në Turqi për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar por fatkeqësisht nuk ka mundur ta fitojë dot këtë betejë.