Aplikimi i kremit të plazhit është bërë pjesa më e bezdisshme e pushimeve, veçanërisht nëse keni fëmijë. Por kjo bezdisje mund të përfundojë shumë shpejt me shpikjen e kabinave të reja të sprait që mund t’ju mbulojë me krem nga koka te këmbët për vetëm 10 sekonda.
SnappyScreen, një iniciativë amerikane, e quan veten sistemin e parë në botë të aplikimit të kremit të plazhit pa mund.
Konsumatorët mund të zgjedhin SPF-në e kremit (15,30 ose 40) dhe të vendosin lartësinë e tyre në kompjuter. Më pas hyjnë në kabinën e drurit dhe duke u rrotulluar dyshemeja iu aplikohet kremi i plazhit si sprai. Duke qenë se kabina është e hapur, ata duhet të veshin rrobat e tyre të banjës. Kompania pretendon se kremi nuk i dëmton rrobat.
Makineria tanimë është duke u përdorur në dhjetë hotele dhe resorte në SHBA, Meksikë dhe Karaibe. Disa prej hoteleve e ofrojnë shërbimin falas, ndërsa të tjerët me 5 dollarë.