Vëtëdorëzohet në policinë greke vrasësi i 26 vjeçarit Mario Leska.
Lajmi bëhet i ditur nga mediet greke.
Autori është një 27 vjeçar shqiptar i cili më datë 27 qershor, pra dy ditë më parë vrau me thikë 26 vjeçarin Leska. Ngjarja ndodhi në Peristeri të Greqisë.
Autori ka pohuar se e kreu krimin pas një zënke për motive personale me viktimën.
Tashmë ai do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes.