Vështirësitë e largimit nga Kosova për në Mbretërinë e Bashkuar – Rrëfehet Rita ora

Rita Ora ka përshkruar se si ishte të rriteshe si refugjate në Mbretërinë e Bashkuar, teksa pranoi se shpeshherë ndihej si një ‘e përjashtuar’ gjatë fëmijërisë së saj. Këngëtarja 31 vjeçe, u largua nga Kosova me familjen e saj për shkak të persekutimit të shqiptarëve të nisur me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe u transferua në Angli në vitin 1991, me Ritën që u rrit në lagjen Notting Hill të Londrës dhe më vonë ndoqi shkollën e arteve “Sylvia Young” në kryeqytetin britanik.

Në intervistën e saj të fundit për “ELLE Spain”, Rita reflektoi mbi edukimin e saj dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të prejardhjes së saj dhe sesi e përdori muzikën për të përballuar rritjen pa një ‘vend të përkatësisë’. Rita ka lindur në Prishtinë nga prindërit e saj shqiptarë, Vera, një psikiatre dhe babai i saj Besniku, një pronar i një pijetore në Londër, që kishte studiuar më parë për ekonomi.

Ndërsa familja u përshtat me jetën në Mbretërinë e Bashkuar, këngëtarja foli hapur për të qenit refugjate teksa tha: “Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend të përkatësisë”.
“Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për t’i përballuar ato ndjenja”, tha 31-vjeçarja.

“Pavarësisht nëse dëgjoja apo aktroja, ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e fundit e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep një ndjenjë të komunitetit dhe ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet”, shtoi më tej ajo.

Rita theksoi krenarinë për trashëgiminë e saj, duke thënë se ndërsa Londra ishte shtëpia e saj, Kosova është ‘ende shumë afër zemrës së saj’.
Ajo shtoi: “Për pjesën tjetër të jetës sime do të ndiej një pasion të pafund për refugjatët, sepse unë jam një e tillë dhe do të jem gjithmonë”.

Kosova është vendi i dytë më i ri në botë dhe më i riu në Evropë, pasi shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Rita vazhdoi duke thënë se ishte mirënjohëse për sakrificat që prindërit kishin bërë për t’i dhënë asaj dhe vëllait e motrës së saj, një jetë më të mirë. Ajo dukej mahnitëse në kopertinën e revistës, e veshur me një fustan të kuq pa rripa dhe një varëse diamanti në qafë. Intervista prekëse vjen pak kohë pasi Rita reflektoi për marrëdhënien e saj me të dashurin Taika Waititi, kur ndau me fansat një postim të veçantë për të në Ditën e Shën Valentinit të hënën.

Këngëtarja 31 vjeçe, falënderoi regjisorin, 46 vjeç, për ‘qëndrimin e lezetshëm’ teksa publikoi një fotografi të tyre të realizuar në vitin 2018 – tri vjet para se të fillonte romanca e tyre.
Rita shkroi në mbishkrimin e postimit të saj: “Ne, 4 vite më parë, deri tash, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”.