Veseli zbardh koordinimin midis Alternativës dhe VMRO për 27 prillin


Ish-ligjvënësi Vesel Memedi dëshmoi këtë mëngjes në Gjykatën Penale për çështjen e organizatorëve të ngjarjeve të 27 Prillit tre vjet më parë.

Memedi dëshmoi për momentin kur në ditën kritike, deputeti i Lëvizjes BESA-së, Zeqirija Ibrahimi, këndoi himnin shqiptar në sallën plenare të Parlamentit.

Mbaj mend mirë që Krsto Mukoski u paraqit në mënyrë procedurale dhe e këndoi himnin maqedonas.Menjëherë pasi filloi ta këndojë e pashë Xhevat Ademin dhe Artan Grubin që u ulën pas meje , u paraqitën për fjalim dhe pashë deputetin Zeqirja Ibrahimi djathtas nga unë , u paraqit pas tyre .Pasi Mukoski përfundoi me himnin ,Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski i dha fjalën deputetit Ibrahimi edhepse të tjerët ishin paraqitur të parët .Mbaj mend që Xhevat Ademi reagoi se përse iu dha fjala deputetit Ibrahimi kur ai ishte paraqitur para, dëshmoi Vesel Memedi .
Sipas tij bëhet fjalë për një skenar të organizuar për dy qëllime.E para që iu dha përparësi deputetit Ibrahimi ndërsa e dyta sjellja e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Deputetët e VMRO=së sipas Memedit bërtitën ” heshtje”.Dimitar Stevananxhija u ngrit në këmbë dhe iu drejtua kolegëve të tyre ” heshtje,heshtje” .Mendoj se ishte kështu që të mund më mirë të dëgjohej himni shqiptar jashta ku protestohej dhe për atë që ndodhte brenda .Edhe sot pas tre vitesh, edhe pas 15 vitesh të më pyesni , dota tregoj të njëjtën deklaroi Vesel Memedi./TetovaSot