Veseli: Rezultatet preliminare tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut arritën sukses historik në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se rezultatet preliminare tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka uruar Ali Ahmetin dhe BDI’në për rezultatin e zgjedhjeve.

“Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre”, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, LSDM për herë të parë pas vitit 2002 ka arritur të fitojë ndaj VMRO-DPMNE-së me diferencë minimale prej 2 deputetëve, ndërsa në kampin shqiptar ka fituar BDI-ja e Ahmetit me 15 deputetë, 3 më shumë se koalicioni ASH-AA. /Express