Veseli: Kryeministri i parë shqiptar në RMV e bën të veçantë dhe historike Marrëveshjen e sotme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Facebook, shkruan se Marrëveshja e sotme mes BDI-së dhe LSDM-së ëshët sukses i madh i shqiptarëve.

“Marrëveshja e sotme e fituesve të zgjedhjeve, BDI dhe LSDM, është sukses i madh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri i parë shqiptar në shtetin fqinj e bën të veçantë dhe historike këtë marrëveshje. Urimet e mia dhe të PDK-së për sjelljen e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje, si dhe për BDI-në e Ali Ahmetin që po vazhdojnë t’i përfaqësojnë më së miri interesat e shqiptarëve atje”, shkruan Kadri Veseli në Facebook.