Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka reaguar pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së.
Sipas tij, ish Qeveria Kurti ka cënuar raportet e shenjta me Amerikën.
Po ashtu Veseli ka kërkuar edhe nga qeveria e re që të ketë kujdes dhe prioritet kyç politikën e jashtme në koordinim me SHBA-në.
Njoftimi:
Zhbllokimi i fondeve milionëshe të MCC-së për Kosovën, është lajm i mirë dhe i shumëpritur. Kosova asnjëherë nuk është dashur që të ketë dilema rreth aleancës dhe bashkëpunimit me SHBA-të.
Por falë sjelljes së rrezikshme të ish Qeverisë Kurti që cënoi këto raporte të shenjta me Amerikën, Kosova dhe populli i saj përjetoi një nga përvojat më të këqija në këto njëzet vitet e lirisë dhe pavarësisë tonë.
Edhe kjo Qeveri e status quos, duhet të kujdeset dhe ta ketë prioritet kyç në politikën e jashtme, koordinimin me SHBA-të, sidomos për çështjet jetike të së ardhmes së vendit.