Vesel Memedi: Mandati i kryeministrit në duart e shqiptarëve!

Intervista me Vesel Memedi, kryetar i Rilindja Demokratike Kombëtare RDK në Maqedoninë e Veriut: Mandati i kryeministrit në duart e shqiptarëve.

“Edhe LSDM edhe VMRO të reflektojnë dhe të kuptojnë drejt rolin konstruktiv, të jashtëzakonshëm që kanë pasur shqiptarët në këto tri dekada dhe njëherë e përgjithmonë të pranojnë se shqiptarët nuk janë qiraxhinj në këtë vend por janë njerëz që e kanë në pronë ashtu siç e kanë edhe maqedonasit dhe për ta dëshmuar se janë për një shoqëri për të gjithë duhet me çdo kusht të pranojnë kryeministrin e parë shqiptar që është pozicioni më i lartë politik në shtet dhe në këtë mënyrë do të dëshmojnë se politika e kaluar ka përfunduar dhe tani po fillon një epokë e re e të bërit politikë këtu në Maqedoninë e Veriut.”.