Vesel Memedi: Falënderoj Menduh Thaçin dhe Bilall Kasamin që demaskuan lojërat dhe pabesin e Ziadin Selës dhe Afrim Gashit


Në mbledhjen e mbajtur të forumit të Kryesisë Qëndrore të Rilindjes Demokratike Kombëtare me të vetmen pikë të rendit të ditës diskutim rreth aktualitetit politik në prag të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, kryesia më e lartë e këtij forumi partiak solli disa konkluza vendimtare që janë udhërëfyese jo vetëm për RDK-në, por edhe për skenën politike shqiptare në përgjithësi.
Rilindja Demokratike Kombëtare, prej momentit që ndryshoi konceptin e të bërit politik, në krye me kryetarin aktual Vesel Memedi, përzgjodhi prioritetet e veprimit politik edhe ate:
– Përkrahjen e proceseve demokratike, që realizojnë aspiratat kombëtare dhe shtetërore brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.
– Luftën demokratike kundër keqëqeverisjes, keqëpërdorimit të parasë publike, dhe keqëpërdorimit të potencialit njerëzor për qëllime të ngushta partiake, klanore, dhe familjare.
– Luftën demokratike kundër keqëpërdorimit të kombit, fesë, dhe shtetit, për interesa miskine dhe kriminale.
– Luftën demokratike për funksionimin e shtetit ligjor, krimit të organizuar, dhe ekonomisë së zezë.
– Luftën demokratike për përgatitjen e shtetit për t’u bërë pjesë përbërëse e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Duke marë parasysh se organizimet partiake politike, janë tri llojesh: Parti populiste, që kanë për qëllim suksesin politik sesa ideologjinë politike; Parti ideologjike, që veprimtarinë e tyre e mbështesin mbi parime të shkruara dhe te deklaruara ideologjike, si dhe; Parti politike, me interesa speciale, që organizohen rreth një interesi grupor, që vetëm organizatorët kanë njohuri rreth këtyre interesave, ndërsa para masës kamuflohen si interesa të përgjithëshme të popullatës, Rilindja Demokratike Kombëtare, që nga fillimi i kësaj udhëheqësie ishte e vendosur që të bashkëpunojë edhe të koalicionoj me të gjitha ato grupime, dhe parti politike, që janë parti ideologjike të përafërta me RDK-në, qoftë edhe me partitë e mëdha populiste, që garantojnë hapësirë brenda vetes së tyre, për realizimin e qëllimeve tona partiake ideologjike.

Në vitin 2015, Rilindja Demokratike Kombëtare, sëbashku me partinë politike të asaj kohe, LR-PDSH, u pajtuan në të gjitha 5 pikat e lartëpërmendura, dhe formuan koalicionin e parë Aleanca për Shqiptarët, që më vonë u bashkangjit edhe partia Uniteti, me të vetmin qëllim, formimin e opozitës së vërtetë për shqiptarët e Maqedonisë, që ndjeheshin të lodhur dhe të zhgënjyer nga BDI, përshkak të jetëgjatësisë së sajë në pozitë, dhe keqëmenaxhimit të pushtetit. Për fat të keq, në atë kohë lindi një parti e re, Lëvizja Besa, që nga shumica e qytetarëve shqiptarë u prit me një skepsë dhe dyshim të madh, por u prit ngrohtësisht nga një pjesë e vogël e popullatës shqiptare, përshkak të propagandës së madhe, dhe financave të shumëta të pakontrolluara, që rezultuan me blerrje të dy televizioneve, e shumë aktiviteteve të dyshimta. Rilindja Demokratike Kombëtare, duke marr parasyshë se kjo Lëvizje i takon llojit të tretë të partive politike, që kanë detyra speciale, dhe se vetëm udhëheqësia e asaj Lëvizje e dinte qëllimin, ndërsa para masës së gjërë kamuflohej me interesin kombëtarë dhe fetar, vendosi të mos pranojë bashkëpunim dhe koalicionim që pretendonte shkrirrjen e të gjithë partive të vogla, dhe për këtë veprim RDK u ballafaqua me një luftë të pabarabartë, por nga kjo luftë sërrisht doli fitues RDK dhe kryetari i saj Vesel Memedi.

Fatkeqësisht, partneri ynë i koalicionit LR-PDSH, me në krye Ziadin Selën, nuk i rezistoi deri në fund luftës kundër asaj Lëvizje, dhe brenda natës e tradhëtoi RDK-në dhe Unitetin, dhe në zgjedhjet lokale iu bashkangjitë asaj Lëvizje, për të cilën vet Ziadin Sela, pati deklaruar në shumë media nacionale dhe regjionale se kjo Lëvizje finansohet nga jashtë, dhe se njerëzit që udhëheqin atë Lëvizje janë njerëz të dyshimtë. Fatkeqësisht, duhet konstatuar dhe pranuar se të njëjtat lojëra na përsëriten edhe tani, kur ndodhemi në prag të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Opinioni duhet njoftuar që të kenë kujdes mos bien pre e lojërave të njëjta, vetëm me ndryshimin e roleve të aktorëve, pas përçarrjes që ndodhi në Lëvizjen Besa. Nuk ka dilemë se tani në krye të lojës paraqitet kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në emër të Aleancës për Shqiptarët, dhe Alternativa, e dalur nga Lëvizja Besa.

Duke marr parasyshë të gjitha këto paqartësi që ndodhën në atë periudhë kohore brenda bllokut politik opozitarë shqiptarë, por që tani sërrisht po na përsëritet në prag të zgjedhjeve parlamentare, popullit shqiptarë në vend ia përkujtojmë se RDK ishte mjaft konsistente në rrugëtimin politik, dhe koha ishte dëshmitare se ishim në të drejtë, dhe këtë e vërtetoi më së miri pas përçarrjes vet kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, ku në disa prononcime publike i vërtetoi të gjithë dyshimet tona ndaj grupimit të atëhershëm të asaj Lëvizje, ndërsa sot më detalisht dhe me fakte e vërtetoi lideri më i vjetër i një partie opozitare z. Menduh Thaqi, të cilin e faleminderojmë publikisht, që mori guximin dhe shprehu bindjet e e veta dhe të partisë së tijë për rrugëtimin e dinjitetshëm politik të RDK-së, dhe kreut të saj Vesel Memedi.

Në konkluzë të gjith kësaj që u tha më lartë, kryesia qëndrore e RDK-së, shpreh qëndrimin e vet partiak, se jemi pro formimit të një blloku opozitar të mirëfilltë dhe të sinqertë, me një platformë të përbashkët që do ta përpilonin përfaqësuesit e të gjitha partive politike opozitare, me të vetmin qëllim rotacionin e pushtetit në të mirë të qytetarëve. Rilindja Demokratike Kombëtare, koalicionin dypalësh nëmes Alternativës dhe LR-PDSH-së, nuk e njeh dhe nuk e pranon si opozitë reale, rreth së cilës duhet të bashkohen të gjithë partitë opozitare, sepse kjo është vetëm një lojë nga shumë lojërat e mëhershme, për t’u imponua te shqiptarët si opozitë e bashkuar. Kryesia qëndrore e RDK-së mban qëndrim të qartë se nuk pranon shkrirrjen në asnjë parti tjetër, dhe nëse nuk ka gjasa të formimit të një blloku opozitarë të mirëfilltë, atëherë është e gatëshme të mos merr pjesë në garë në këto zgjedhje parlamentare. Nëse shqiptarët duan një opozitë të mirëfilltë në Maqedoninë e Veriut, atëherë ky bllok opozitarë nuk mund në asnjë mënyrë të anashkalojë PDSH-në si parti më e vjetër shqiptare, Lëvizjen Besa të reformuar, si dhe Rilindjen Demokratike Kombëtare.