Vesa Ajdini, femra e vetme shqiptare nëntogere në Gardën e nderit të ARM-së

Vesa Ajdinin, nëntogeren në Gardën e nderit të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ishte mysafire në Komunën e Çairit. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se, Vesa është femra e vetme shqiptare nëntogere e Armatës dhe në një moshë kaq të re.

“Kjo vizitë na nderoi të gjithëve duke e marrë parasysh edhe faktin se bashkëqytetarja jonë Vesa është femra e vetme shqiptare nëntogere e Armatës dhe në një moshë kaq të re.Me nëntogere Vesën kishim një bashkëbisedim mjaft produktiv, ajo rrëfeu se të qenit nëntogere është krenari për individin dhe për familjen. E sa për familjen ajo tha se ka patur një përkrahje të jashtëzakonshme për ta ndjekur këtë profesion që ajo e donë me shpirt.

Vesës i urova shumë suksese në rrugën e saj drejt gradave të tjera ushtarake, duke përkujtuar se ajo paraqet një shembull të shkëlqyeshëm për të rinjtë tanë të mrekullueshëm”, deklaroi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu./INA/