Vërteton Prokuroria: Zjarri i para dy vjetëve në Ministrinë e Drejtësisë, s’ka vepër penale

Duke u përgjigjur në pyetjen që para dy ditësh TV21 e dërgoi te Prokuroria Themelore Publike, është njoftuar se nuk ka vepër penale në zja*rrin e Ministrisë së Drejtësisë që ndodhi para dy vjetësh. Për shkak të kësaj, Prokuria nuk ka ngritur hetim të metutjeshëm dhe rasti është mbyllur pas procedurës parahetimore.

​”Nga analiza e të gjitha verifikimeve të bëra gjatë procedurës parahetimore, doli se nga aspekti juridik-penal nuk ekziston bazë për dyshim se zja*rri është shkaktuar si rezultat i veprës penale”, shkruan mes të tjerash në përgjigjen e Prokurorisë. Rasti i zja*rrit në Ministrinë e Drejtësisë, që ndodhi gjatë prillit të 2018-s, u aktualizua pasi ditë më parë u do*gjën edhe hapësirat e Inspektoratit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga ku, përveç zyrat e këtij inspektorati u dë*mtuan edhe zyrat e Agjencisë së Lajmeve MIA.

Dokumentet si në rastin e Inspektoratit u dogjën edhe gjatë zjarrit në Ministri të Drejtësisë. Atëherë informacionet jozyrtare thonin se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri, por këto nuk i ka vërtetuar Prokuroria.