Vërshimet në Japoni: Së paku 100 të vdekur


Së paku 100 persona besohet se kanë vdekur deri më tani nga vërshime të shkaktuara nga të reshurat rekord në Japoninë perëndimore.

The Japan Times raporton se më shumë se 50 të tjera janë të zhdukur.

Që nga e mërkura, disa pjesë perëndimore të vendit kanë përjetuar tri herë më shumë të reshura, së në gjithë muajin qershor.

Dy milionë njerëz janë evakuuar përderisa lumenjtë kanë filluar të dalin nga shtretërit. Asnjëherë deri më tani Japonia nuk ka përjetuar këtë sasi të reshjeve të shiut.