Veprimin e Xhakës e quajti “akt rrugaçi”, Zana Avdiu merr lëvdata në Serbi

Kritikatat e analistes Zana Avdiu drejtuar kapitenit të Zvicrës, shqiptarit Granit Xhaka kanë bërë bujë tanimë edhe në Serbi. Avdiu e kritikoi rëndë Granit Xhakën për veprimin e tij në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Serbisë duke e quajtur “akt prej një rrugaçi”,. Pas këtyre deklaratave, Avdiu mori edhe shumë mesazhe kërcënuese nga komentuesit. Në përkrahje të deklaratave të Avdiut doli edhe mediumi serb “Telegraf.rs” të cilët i kushtuan artikull të veçantë rreth kërcënimeve që mori ajo.

“Një gazetare në Kosovë kërcënohet me vdekje pasi dënoi sjelljen e turpshme të Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë” – thuhet në titullin e artikullit. Më tutje, mediumi serb shkroi se Avdiu ishte ndër gazetarët që dënoi “provokimet” e Granit Xhakës ndaj përfaqësuesve të Serbisë në Botëror. Kujtojmë se gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi, trajneri serb, Dragan Stojkoviq dhe tifozët serbë fyenin rëndë popullin shqiptar, për të cilën FIFA ka hapur procedurë disiplinor. Gjithashtu, tifozët serbë bënin thirrje në kor për vrasjen e shqiptarëve.