“Vepër e një djalli”/ Të afërmit përshkruajnë vde*kjen mak*abre të studentes nga shqiptari në Vjenë

Miqtë e një kameriereje të vr*arë në su*lmin terr*orist të së hënës në Vjenë e kanë përshkruar vr*asjen e saj si një “vepër e një djalli”. Vanessa Preger-McGillivray 24 ishte studente gjermane e artit e cila po punonte në restorantin ku vd*iq në mënyrë që të paguante tarifat e saj shkollore.

Të enjten ajo u bë vik*tima e tretë nga terr*oristi shqiptar Kujtim Fejzullai i cili vr*au katër vetë dhe pla*gosi 23 të tjerë.

Duke folur në Vjenë Ministri i Brendshëm Karl Nehammer Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike Franz Ruf dhe Presidenti i Policisë së Vjenës Gerhard Pürstl thanë se autoritetet qëlluan për herë të parë ndaj Fejzullait në 8.03 të darkës – vetëm tre minuta pasi morën thirrjen e parë të urgjencës në lidhje me incidentin.

Një oficer policie 28-vjeçar qëlloi së pari para se të go*ditej në kofshë nga një plu*mb nga ar*ma e Fejzullait njoftoi gazeta austriake Kronen Zeitung duke shtuar se oficeri është në një gjendje të qëndrueshme pas një operacioni urgjent. Në 8.09 të darkës terr*oristi u v*ra pas të shtënave nga policia.