Për shkaqe banale një zënkë rrezikoi të përfundonte tragjikisht. 32 vjeçari nga Linzi dhe fqinji i tij 25 vjeçar nga Maqedonia nuk merreshin vesh për vendin e parkingut. Përpara syve të djalit tetëvjeçar burri nga Linzi është dërguar në spital, shkruan krone.at. Ai është shkelur me veturë nga fqinji i tij, ndërsa ky i fundit më pas është sulmuar me sende të forta metalike nga 32 vjeçari.
Ata kishin kohë që s’merreshin vesh për një parking.
32 vjeçari akoma po merr mjekim në spital, ndërsa 25 vjeçari është përpara inspektoriatit të policisë në Ebelsberg. Ndaj të dyve është ngritur një aktakuzë.