Vendparkimi dyshohet të jetë motivi i vrasjes në Çollopek, këto janë detajet e reja

Sot në Çollopek të komunës së Bërvinicës, sipas të dhënave të para të policisë, janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.

Motivi dyshohet të ketë qëne për shkak të një sherri për vendparkim.

Jo zyrtarisht, mësohet se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje./ Alsat.mk