Nga Xhildinho Ozuni
Busti i antishqiptarit Vasil Shahini, i vendosur dje në mes të fshatit Derviçan të bashkisë Dropull ka sjellë reagimin e disa shoqatave dhe lëvizjeve patriotike shqiptare. Një veprimtar ekstremist grek i “Megali-Idesë” dhe i të ashtuquajturës “Autonomia e Vorio-Epirit” vendoset në mes të territorit shqiptar, 20 km nga Gjirokastra për t’u përkujtuar për masakrat makabre ndaj popullatës shqiptare.
Nëse këta janë figurat për t’u nderuar nga minoriteti grek në jug të Shqipërisë, atëherë të mos flasim për cënim të drejtash, sepse në këtë rast dhe jo vetëm, viktimë janë vetë shqiptarët.
Por kush qëndon pas këtij skandali?
Mësohet se ‘minoritarë’ të fshatit Derviçan, së bashku me qarqe ekstremiste greke kanë kërkuar të vendoset ky bust, afër qëndrës së fshatit. Duke qënë se Vasil Shahini ka lindur në fshatin Derviçan, është menduar të nderohet me një bust, që lidhet ngushtë me veprimtarinë e tij antishqiptare.
Vendosja e këtij busti kishte muaj që planifikohej edhe në ambientet e bashkisë Dropull. Pikërisht, kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitraq Toli, i dalë nga Partia Socialiste dhe i zgjedhur si i tillë, në zgjedhjet e 30 qershorit, nën dirigjimin e kryeministrit Edi Rama ka dhënë miratimin, për vendosjen e bustit në fshatin Derviçan.
Kryeminstri Edi Rama, duke prezantuar në Dropull kandidatin socialist, Dhimitraq Toli, gjatë një takim elektoral
Lidhur me dritëhijet e këtij vendimi fshihen interesat meskine të kryebashkiakut Toli. Muaj më parë, në media u aludua se këtij kryebashkiaku do t’i hiqej nënshtetësia greke, pasi me kandidimin nën siglën e PS-së kishte përçarë partitë e minoritetit grek.
Pra, për t’i shpëtuar mos-heqjes së nënshtetësisë greke, Dhimitraq Toli ka sakrifikuar duke lejuar bustin e antishqiptarit Vasil Shahini, në një nga fshatrat minoritarë të bashkisë Dropulldhe duke shkelur kështu me të dyja këmbët, Kushtetutën e Shqipërisë.
Flamuri antishqiptar i “Vorio-Epirit” dhe busti i Thimio Lolit në fshatin Krane të Delvinës
Edhe më parë jemi mësuar me vendime antishqiptare dhe antikushtetuese, siç ishte ngritja e një memoriali në fshatin Krane të bashkisë Delvinë, kushtuar vrasësit të shqiptarëve, Thimio Loli, edhe ky një veprimtar i thekur i të ashtuquajturës “Autonomia e Vorio-Epirit”.