Vendoset sinjalizimi në rrugën rajonale Saraj-Zhelinë, Rustemi: Kujdesemi për sigurinë në komunikacion


Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore sot ka njoftuar se në rrugën rajonale që lidhë komunën e Sarajit me atë të Zhelinës vendoset sinjalizimi rrugor me qëllim të rritjes së sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion. Drejtori i kësaj ndërmarrje Ejup Rustemi dhe numri një i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti nga afër kanë ndjekur punimet që zhvillohen në këtë aks rrugor.

“Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kujdeset për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, dhe në këtë drejtim ndërmerr aktivitete për përmirësimin e sinjalistikës në akset rrugore. Aktualisht po zhvillohen aktivitete në rrugën rajonale R1206, drejtimi rrugor Saraj – Karpallak ku në afërsi të fshatit Bojanë vendosen edhe bankina mbrojtëse.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi bashkë me kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, inspektuan punimet që zhvillohen për vendosjen e sinjalizimit rrugor në këtë rrugë rajonale.

Punimet për realizimin e këtij projekti duhet të përfundojnë gjatë muajit Prill, 2024. Vlera e marrëveshjes është mbi 21 milion denarë dhe me të është paraparë të vendoset edhe sinjalizimi rrugor në segmentin Zhelinë – Tetovë e cila është pjesë e rrugës rajonale”, theksuan nga NP për Rrugë Shtetërore .