Përderisa janë duke vazhduar punimet për sanimin e dëmit të shkaktuar nga sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit në Zubin Potok, autoritetet kanë vendosur një kontenier në këtë kanal, si zgjidhje e përkohshme alternative. Gazetarja Adelina Ahmeti nga vendi i ngjarjes raporton se përveç kontenierit si zgjidhje alternative, te kanali është vendosur një “portë mbyllëse” për të pakuar sasinë e ujit dhe në mënyrë që të mos shkaktohen dëme të tjera në kanal.