Vendosen dhjetëra kontejnerë për hedhjen e mbeturinave në Kodrën e Diellit

Ski qendra Kodra e Diellit sot në shumë lokacione ka vendosur 20 kontejnerë të rinj ku vizitorët do të mund të hedhin mbeturina. Vendosjen e kontejnerëve është bërë me qëllim që të nxiten qytetarët të mos lënë mbeturina në ski shtigjet dhe gjithkund nëpër Kodrën e Diellit.

“Me qëllim që të shkaktojmë valë pozitive të ndryshimeve lidhur me mbrojtjen e mjedisit jetësor, me mbështetjen e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, arritëm marrëveshje me Pakomak që të përdoren 20 kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave në ski qendrën “” Kodra e Diellit” të cilët do të vendosen në lokacione të ndryshme në Kodrën e Diellit. Apelojmë tek të gjithë vizitorëve që të jenë të ndërgjegjshëm, të kujdesen për mjedisin, të mos lënë mbeturina pas dhe t’i hedhin në vendet e duhura. Pastërtia është parakusht themelor që një vend si Kodra e Diellit të ruajë epitetin e atraksionit turistik, ndërsa kujdesi ndaj natyrës është obligim moral i të gjithëve ne”, informojnë nga Ski Qendra.

Deri më tani për hedhjen e mbeturinave nëpër shtigjet për skijim kishte disa shporta për mbeturina, ndërsa kontejnerë të tillë vetëm në hyrje të Kodrës së Diellit.