Vendimi zyrtar i Bashkësisë Fetare Islame për Haxhin 2020

Bashkësia Fetare Islame (BFI) nuk do të organizojë shkuarjen në haxh pas njoftimeve se Arabia do të pranojë numër të kufizuar për Haxh.

Në njoftimin e Rijasetit që është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu thuhet se arsyet janë rreziku nga Covid-19 dhe kufizimet që i solli Arabia.

“Në bazë të vendimit të marrë nga Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mekeqardhje ju njoftojmë se këtë vit, kryerja e këtij farzi është anuluar si pasojë e masave të marra për shkak të pandemisë Covid-19”, shprehen nga BFI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nisur nga ky vendim i autoriteteve të Arabisë Saduite, thuhet në kumtesën e BFI, të cilin duke pasur parasysh mbrojtjen e shëndetit dhe qytetarëve tanë edhe BFI-ja e mbështet, Rijaseti i BFI-së, si organ legjitim për organizimin e kryerjes së kushtit të pestë islam – Haxhit, nuk do të kryejë asnjë procedurë lidhur me Haxhin për vitin 2020./Telegrafi/