Vendimi gjyqësorë në rastin për djegien e spitalit modular në Tetovë, Xhaferi: Njerëzishëm e them, nuk është aq lehtë që të pranohet ai vendim

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në Click Plus në TV21 u pyet për vendimin e Gjykatës Themelore Penale në Tetovë në lidhje me rastin për djegien e spitalit modular në Tetovë, ku jetën humbën 14 persona, përcjell TV21. Xhaferi tha se ky vendim nuk është i lehtë për ta pranuar nga ana njerëzore, ndërkaq shtoi se nuk mund ta komentojë të njëjtin në anën gjyqësore.

“A mendon që aq lehtë pranohet ai vendim. E tash pse është vendimi i tillë, nuk mund të them se pse është, me çfarë faktografie ka dalë Prokuroria, me çfarë faktografie ka dalë mbrojtja, por nuk është e lehtë, nuk ka nevojë që ta pësojmë, që ta kuptojmë, njerëzishëm e them”, tha mes tjerash Xhaferi.