Vendimet e miratuara në seancën e sontme të Qeverisë Kovaçevski


Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të katër me radhë ka sjell vendim për sigurim të sasive shtesë të energjisë së ngrohjes në kushte të gjendjes së krizës, njoftojnë nga Qeveria.

Me këtë vendim sasitë shtesë të energjisë së ngrohjes do të sigurohen nga prodhimi vendor me nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim teknik ndërmjet Shoqërisë Aksionare për prodhim të energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), Shoqërisë për prodhim të energjisë së ngrohjes Ballkan Enerxhi Grup (BEG) dhe Shoqërisë Aksionare Shkup Veri për shkak të sigurimit të furnizimit me energji të ngrohjes.

Mjetet financiare të nevojshme për realizim të detyrimeve nga ndërmarrja e masave nga ky vendim të EMV-së, sigurohet nga Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Në këtë Seancë Qeveria gjithashtu ka miratuar tekstin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik me të cilin rregullohen të drejtat e ndërmjetme ndërmjet BEG-ut dhe EMV-së.

Sipas kësaj marrëveshje, BEG-u vendoset në mbikëqyrje nga EMV-ja që nga dita e arritjes së kësaj marrëveshje, kurse nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes i jepet pëlqim EMV-së që të menaxhojë me të gjitha hapësirat e BEG-ut dhe me të gjitha llogaritë financiare.

Në këtë seancë Qeveria solli gjithashtu vendim për aprovim të 615 milionë denarëve për EMV-në për ballafaqim të gjendjes së krizës në furnizim me energjinë elektrike.

Këto mjete EMV-ja do të duhet t’i shfrytëzojë ekskluzivisht për realizim të masave për sigurim të sasive shtesë të energjisë elektrike për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe për sigurim të mazut me qëllim të sigurimit të prodhimit të energjisë elektrike nga HEC Negotinë.