Vendi që regjistroi rekord ditor të vdekjeve nga COVID-19

Irani regjistroi 251 vdekje nga koronavirusi, që është numri më i lartë ditor i vdekjeve në vend deri më tani. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Larry tha se 28.544 kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, duke e bërë Iranin vendin më të goditur në rajon.

Po ashtu janë konfirmuar edhe 3.822 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara në gjithë vendin në 500.075, kurse 4.509 pacientë janë në gjendje kritike.

I infektuar me koronavirus është edhe drejtori i Zyrës për Energji Atomike, Ali Ekber Salihi. 71-vjeçari aktualisht po ndihet mirë dhe po kryen detyrën e tij nga shtëpia.