Vendi ku nuk do të mund të hyni pa u vaksinuar kundër Covid-19


Australia do t’u kërkojë personave që do të duan të hyjnë në territorin e saj të jenë vaksinuar paraprakisht kundër COVID-19, theksoi sot një zyrtar australian duke u detajuar se cili mund të jetë standardi i ri shëndetësor.
“Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë në lidhje me kufizimet që do të jenë në fuqi sapo një vaksinë kundër koronavirusit të dalë në treg”, deklaroi sekretari australian i Shëndetësisë Greg Hunt.

Por ai la të kuptohet se kërkesa për hyrje mund të jetë një karantinë e rreptë dy-javore, ose vaksinimi.
Nga ana e tij, kreu i kompanisë ajrore australiane Qantas theksoi se do të kërkojë nga pasagjerët që do të marrin fluturime ndërkombëtare të vaksinohen paraprakisht.