“Vendi i përgatitur për skenarin më të keq me Covid-19, pritet vendimi për kopshtet dhe shkollat”

Skenari më i keq i mundshëm me pa*ndeminë Covid-19 gjatë vjeshtës nënkupton koncentrim më të madh të njerëzve në hapësira të mbyllura, numër plotësues i të sëm*urëve nga gripi sezonal që mund të shkaktojë nga*rkim shtesë në spitale me pac*ientë dhe kjo të mos mund të menaxhohet. Ky skenar, siç theksoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe mund të evitohet por që nëse kjo nuk ndodhë autoritetet shëndetësore do ta presin të përgatitura.

Vala e dytë e vi*rusit sipas Filipçes, ishte rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje. Ai konsideron se duhet të ketë sank*sione atje ku nuk respektohen masat. Gjatë periudhës së kaluar, siç tha ministri kishte lëshime njerëzit nuk kontrolloheshin si dhe vendet ku organizoheshin ngjarje. Edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se masat duhet të respektohen për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve. Për çdo pa*cient me Covid-19 FIlipçe pohon se është bërë gjithçka duhet edhe në raport me stadiumet para vendosjes në aparat për frymëmarrje* dhe në raport me trajtimin derisa pacientët janë në aparat për frymëmarrje. Filipçe dje kumtoi edhe në dy javët në vijim do të dihet nëse nga shtatori do të fillojnë me punë kopshtet dhe shkollat. Gjasat, siç tha, janë të mëdha por sipas tij duhet të harmonizohen të gjitha protokollet.